Këshilli Drejtues i RTSH-së zhvilloi sot një seancë dëgjimore me kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së. Ndryshe nga herët e tjera seanca u transmetua live në RTSH-24, ku 12 kandidatët e përzgjedhur prezantuan platformat e tyre.

Ajo c’ka të bënte përshtypje ishte profili i ulët i kandidatëve të përzgjedhur, kjo si pasojë edhe e mospjesmarrjes në këtë garë të personaliteteve dinjitoze.
Skandalet që kanë shoqëruar atë institucion me emërimet e drejtuesve ndër vite, duke mos i’u përmbajtur kritereve, por edhe derenxheja ku ka përfundua me abuzimet skandaloze që janë bërë me buxhetin, ka bërë që kandidatë potencial që mund ta bënin shumë mirë atë punë kanë qëndruar indiferent.

Një nga kandidatet pretendente,Eni Vasili që sic thonë dhe gojët e liga bëri të përsëritet gara pasi nuk u shpall fituese herën e parë, nuk zhgënjeu as këtë herë.

030df17e dede 43e4 b54f 9858e7863a3b
Prezantimi i platformës së saj ishte si me trajtu një bisedë në emisionin e vetë me skaletë të shkruar nga kryeredaktori, por në këtë rast me shumë siguri do ia ket shkruar Henri Cili, i cili po lobon fort për ta bërë “pëllumbesh”
E teksa nuk ndante dot kuptimin e fjalës “personel” me atë të “punonjës” gjatë fjalës së saj para këshillit, nuk na tha nëse kishte një vizion konkret se cdo të bënte me atë institucion që ka nevojë të shkundet në të gjitha drejtimet.

Shqëtësimi i vetëm I “zonjës së hashashit” ishte dalja e saj në ekran ndaj dhe kërkoi ndryshimin e ligjit që ajo të kishte mundësi që përvec drejtimit të RTSH-së, të merte ‘prime time-in”.

Ishte e dukshme dhe jargavitja e antarëve të KD, teksa dëgjonin me kërshëri arritjet e zonjës në karrierën e saj.
Me një të vetndierë zonja na prezantoi dhe brendin e saj, emisionin “Open” po nuk na tha që është administratore e kompanisë “Open Media&Marketing Consulting” SHPK, në konflikt të hapur ineresi me postin që kërkon të marrë.

dba7ef33 6c0f 4f63 8b07 4c7508d8aaa4e3ca3a59 fb5f 43b6 bc3d 5cc885dd192c7965be53 8a97 4f86 852b 19a11a4bffcc 1e648053 0370 43d3 ba4f 86d82d776dbe
Klikoni linqet për më shumë informacion

https://opencorporates.al/sq/nipt/m41827005k

blob:https://web.facebook.com/1772884a-9119-4490-9cb0-5bbe06ca7f0a

blob:https://web.facebook.com/68f98e3c-ced6-4b34-aee3-81ca83f1e11e

Me një platform që të linte me gojë hapur me vizionin e saj, zonja Eni premtoi rritje pagash për punonjësit e RTSh-së, ndërsa qytetarëve rritje takse.
Imazhi i saj kushton shtrenjtë, ndaj për ta parë në RTSH duhet të paguash më shumë!
Një gjë nuk e shpjegoi mirë, edhe pse u pyet, se pse po le punën në nje media ku paguhej shumë më shumë se një rrogë drejtori në RTSH!
Thua t’i dhemb kaq shumë ky institucion, e do me u sakrifiku?!