Vjosa Limani-
Kurioze jam të njihem me platformën që Eni Vasili kërkon të drejtojë Radio Televizionin Publik Shqiptar për një mandate 5-vjeçar!
Gara për postin e kreut të RTSH tashmë është hapur. Janë dhjetë kandidatë që kanë shpallur interes për këtë pozicion. Një prej tyre edhe Eni Vasili.
Një gazetare mediokre që përveçse ka lexuar lajme në promter dhe skaletat e emisionit që i’a pregatit stafi, nuk ka shkëlqyer në asnjë gjë tjetër në karrierën e saj 25 vjeçare në media.
Arritja më e madhe e kësaj gazetare në profesionin e saj ishte momenti kur arriti të sjell në studion e emisionit një degë hashash, për të t’i treguar kryeministrit Rama se si është kanabizuar vendi, një mënyrë kjo për të vërtetuar akuzat e idhullit të saj, Sali Berisha.
Por ajo që të bën përshtypje është se si këta gazetarë që paguhen miliona lekë nga pronarët e mediave private, heqin dorë nga rrogat e majme me të cilat paguhen, për të marrë drejtimin e një institucioni publik me një pagesë modeste që nuk i kalon 2-3 milion lekë të vjetra.
Cuditërisht ashtu si dhe kapter Peza, i cili e ktheu këtë institucion në një garnizon ushtarak dhe la pas një gropë të thellë financiare, po ashtu edhe zonja Eni, vijnë nga media me pronarë që i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, evazion fiskal miliona euro si dhe të akuzuar si trafikantë e korrupsion.
Nëse Peza drejtoi për disa vite televizionin “Ora neës” të Ylli Ndroqit,i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, dhe me një television nën sekuestro, zonja Vasili shijoi për disa vite milionat e biznesmenit, Rezart Taçi, si drejtoreshë e “Alsat TV” , një media kjo pronë e këtij të fundit, i akuzuar për pastrim parash në miliona euro.
Por ai që i bashkon këta dy gazetarë mediokër është kapteri Irfan Hysenbelliu, edhe ky një tjetër biznesmen i akuzuar për evazion fiskal.
Kujtojmë se kapter Peza mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, pasi u largua si drejtor i TV Panoramës, një tjetër media kjo e Irfanit.
A do të përsëritet e njëjta telenovel edhe me zonjën Vasili ?!
A do të arrijë dhe ajo të marrë drejtimin e këtij institucioni, i cili lëngon prej vitesh?!
Gojët e liga thonë Po, falë miqësisë që zonja e “hashashit” ka me zonjën Linda Rama, bashkëshorten e kryeministrit.
Nëse kjo është e vërtetë, duhet thënë se zonja Rama do bënte mirë të mos ngatërrohej dhe me një institucion mediatik, se pasojat bien mbi ata punonjës që duhet ti përshtaten tekave dhe histerive të drejtorëvë, të cilët shkojnë aty për të mbushur xhepat e tyre dhe për ti kthyer reston atyre që u kanë marrë .
Ndërsa Këshilli Drejtues të votojë njëherë me dinjitet dhe jo si ushtarë, edhe pse janë pothuajse të gjith me mandate të mbaruar, një tjetër shkelje ligjore dhe kjo.