Si rrallë herë, PS e PD bëhen bashkë kundër Këshillit Drejtuës të RTSH-së. Një ditë më parë ky organ që ka të drejtën e zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, në mbledhjen e radhës kualifikoi dy emra nga dhjetë që kishin aplikuar, nëndrejtoreshën e këtij institucioni, Aurora Polo, e cila që prej largimit të kapter Pezës, mban dhe postin e drejtoreshës së komanduar, si dhe Jetmir Shpuzën, drejtorin aktual të QVA Shkodër.

Menjëherë pas shpalljes së këtyre dy emrave, kryetarja e komisionit të medias, opozitarja, Ina Zhupa pasi pa që emri i tyre i preferuar, “Zonja e Hashashit”, Eni Vasili nuk ishte përzgjedhur,  e cilësoi mbledhjen si të jashtëligjshme.

Nuk vonoi as nënkryetarja e këtij komisioni, socialistja Evis Kushi!

Në një postim në rrjetet sociale, si kurrë më parë  ajo shkruan se “Nuk ndodh shpesh të jem dakord me kolegen Ina Zhupa, por pasi jam njohur me zhvillimet në RTSH, nuk i heq dot asnjë presje reagimit të saj”.

Me sa duket të dya palët i kishin premtuar gazetares “të mirënjohur”, Eni Vasili postin e drejtoreshës, sa kjo e fundit sic thonë kishte filluar të bënte dorëzimet tek Irfani, me shpresën se do t’i kthente mbrapsh milionat që kishte marrë prej vitesh, me favoret që mund t’i bënte sapo të bëhej drejtoresh.

Në radhë të parë këto dy zonja të nderuara, para se t’i kërkojnë llogari Këshillit Drejtues për ligjshmërin e mbledhjes dhe ndërhyrjen e parlamentit, po i kujtojmë se parlamenti duhet të kishte ndërhyrë për ta bërë të ligjshëm vet Këshillin Drejtues, pasi antarët e tij pothuajse janë të gjithë me mandatë të mbaruar e nuk mund të votojnë për të të zgjedhur drejtorin e RTSH-së.

E dyta, këto dy zonja duhet të ishin bërë bashkë kur në atë institucion shkarkoheshin nga puna njerëz pa paralajmërim e asnjë motiv të arsyeshëm, vetëm se ish-drejtori ishte gdhirë pa humor atë mëngjes, e nuk i pëlqente pamja apo zëri i punonjësve. Ndërkohë që nga ana tjetër emëroheshin njerëz pa asnjë lloj kriteri profesional.

Meqënëse për të dyja këto paligjshmëri këto zonja nuk u kujtuan, sot më mirë të heshtin!

Ndërsa zonjës Kushi në veçanti, mqs na flet kritere ligjore, po i kujtoj se me cfarë kriteri u emërua nga kapteri Peza,  drejtoresha e programacionit në RTSH, 25 vjecarja Bora Xhanija?!

Për eksperiencën e saj si gazetare, apo poste drejtuese në media?!

Zonjusha në fjalë, për vet faktit se mosha nuk i lejonte të plotësonte asnjë kriter, i vetmi me sa duket ishte gadishmëria për ti qëndruar pranë shefit, si i thonë  në të mirë e në të kqe.

Ky rast më kujton ato njoftimet për punë , ku shkruhej nga ata zëngjinjët e rinj, “ kërkojmë sekretare me shkollë të lartë, eksperiencë mbi 5-vjet, mosha 20-vjec”. Dhe kjo zonjusha fiks këto kritere plotëson

Ndërkohë që sot e kësaj dite që ju zonja Hushi shqetësoheni, kjo drejtuese vazhdon e mban atë post jashtë cdo kriteri.

Nëse i keni harruar u’a kujtojmë në një shkrim tjetër të gjitha skandalet e kapter Pezës, të përzgjedhurit tuaj me garë të ndershmë në krye të RTSH-së

Prandaj po ju drejtohem ju zonja deputete: “Mos i fyeni inteligjencën shqiptarëve kur thoni që nuk i heq asnjë presje reagimit të zonjës Zhupa”, se me demek shqetësimi i saj është i drejtë.

Në fakt ju nuk i hiqni asnjë presje se këtë herë si asnjeherë më parë, ju ishit bërë bashkë në pazaret tuaja për “zonjën e hashashit”

Shpresojm shumë nga antarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së, të mos bien prehë shantazhit politik PD-PS, për të ndryshuar votimin e së hënës, por t’i qëndrojnë zgjedhjes që kanë bërë.

Të gjithë e dimë që PD e PS, bëhen bashkë vetëm për interesat e një rrethi të ngushtë që janë pranë tyre, sic kanë bërë këto 35 vite demokracie, i thëncin. Pasojat kanë rënë gjithmonë mbi qytetarët. Mjafton të kujtojmë marrëveshjet e tyre para zgjedhjeve, mqs jemi në prag zgjedhjesh dhe kanë filluar pazaret.

Të njëjtën gjë po kërkojnë të bëjnë edhe me institucionin e RTSH-së, pasi nuk e menduar se do t’u dilte situata nga duart. Besuan se lajmet që qarkullonin nëpër media se “zonja e hashashit” është e preferua e politikës, dhe antarët e këshillit do votonin pa një pa dy zonjën Vasili, që nuk e di se për cfarë meritash!

Për drejtimin e një televizioni që nuk u paguante gazetarëve sigurimet shoqërore, apo që i linte me muaj të tërë pa rroga, ndërsa vet shijonte milionat që bosi i saj i zhvaste buxhetit të shtetit?!

Apo për bërjen fresk me degë hashashi, politikanëve që ftonte nëpër studio!

Do të ishte në nderin e tyre dhe dinjitetin personal të gjithsecilit antarë të këshillit që ti qëndronin votimit të së hënës dhe zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së./ kohajuaj.com