Pas zjarrit të rënë në pallatin 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, janë shoqëruar në polici administratori i pallatit dhe mjeku që kishte banesën në katin e fundit . Ata po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat se si ka nisur zjarri. Burime nga zjarrfikëset për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se dyshimet janë që zjarri të ketë nisur në katin e fundit, aty ku ndodhet edhe dupleksi i doktorit. Akoma i paqartë shkaku, por paraprakisht mendohet të jetë shkakruar nga ndonjë elektroshtëpiake. Nesër në mëngjes pritet të ketë një ekspertizë paraprake në lidhje me shkakun e saktë.