Një zjarr i rënë mëngjesin e sotëm në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.