Pylli i Sodës në afërsi të plazhit të Zvërnecit është përfshirë ditën e sotme nga zjarri.

Pas përhapjes së flakëve në zonën e dendur me pisha dhe shkurre, pushuesit janë larguar nga plazhi.

Në vendin e ngjarjes ndodhen katër zjarrfikëse dhe punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Ka dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.