Deklarata e Erion Braçes i cili e quajti deputeten e PD, Ina Zhupa ruse ka trazuar Kuvendin.

Grupi i deputetëve dhe ministrave të Partisë Socialiste kanë braktisur sallën e Kuvendit pasi demokratja Ina Zhupa replikoi me deputetin socialist, Erion Braçe dhe e quajti këtë të fundit si “‘kone’, ‘të ha m** goja’!”

“E meriton plotësisht. Tani zonja Spiropali dhe Balluku, ke bërë dje një tryezë për dhunën gjinore dhe lejuat që deputeti brace të etiketonte parfumin, thojini dhe nuk reagove.

Nëse nuk reagoni mbajeni dhe këtë se e meritoni plotësisht”, tha Zhupa.

Spiropali ndëpreu seancën për 10 minuta pas përplasjeve në Kuvend.

“Nuk mund të lejoj fyerje në këtë sallë të Parlamentit. Po e kërkoj unë faljen për të gjithë deputetët në emer të të gjithë deputetëve. Duhet të kërkoni dhe ju falje, mos fyeni! Nuk lejoj fyerje!

Për të gjithë qytetarët që kanë dëgjuar këto fyerje nga kjo sallë, unë kërkoj falje në emër të të gjithë deputetëve. Për të gjithë qytetarët, qofshin majtas apo djathtas.

Kushdo që fyen në këtë sallë duhet të marrë dënim! Seanca ndërpritet, se jemi në mes të një interpelance. Zhupa e parashtroi 7 minuta interpelancën dhe po e ndërpres seancën që kjo itnerpelancë të vijojë më tej. Seanca mbyllet…”, tha Spiropali.