Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit.
Tifozët e skuadrës së njohur gjermane, Hamburg, pushtuan fushën në përfundim të sfidës së fituar përballë Sandhausen në transfertë, duke menduar se kishin siguruar direkt ngjitjen në Bundesligë, ndërkohë që Heidenheimi po mposhtej 2-1 nga Regensburgu.
Por çudia ndodhi në minutat shtesë: ndërkohë që tifozët e Hamburgut festonin si të çmendur, Heidenheimi realizoi përmbysjen e madhe në kohën shtesë (90+3’ dhe 90+9’).
Me fitoren e arritur “in extremis”, Heidenheimi u katapultua në vendin e parë, ndërsa Darmstadti e mbylli në vendin e dytë (e kishte siguruar ngjitjen), duke lënë me gisht në gojë pikërisht Hamburgun, që e nisi festën para kohe.