Banorët kanë pritur pasdite një zarf të ri me ngjyrë të zezë.
Derisa në herët e kaluara ngjyra e zezë ka personifikuar dënimin, këtë herë Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve që të zgjidhnin qeverinë e Big Brother.
Këta të fundit duhej të votonin në dhomën e rrëfimit për funksionet qeveritare të përcaktuara dhe pas përfundimit të votimit, Vëllai i Madh do njoftonte secilin banor, për pozicionin përkatës, si dhe etapat që ata duhen të ndjekin më pas.
Banorët duhet të kishin parasysh që të votonin dikë që do mund të zgjidhte hallet e popullit