Mbledhja e sotme e thirrur nga Enkelejd Alibeaj për çështjen e regjistrimin në zgjedhje, ka sjellë marrjen pjesë  thuajse të gjithë grupit që nuk ka pranuar që të kalojë në krahun e foltores.

Në mbledhje kanë munguar vtëm 3 deputetë që ishin jashtë shtetit në vizita pune, ndërkohë që të tjerët kanë qenë prezentë, duke dhënë kështu një sinjal të qartë politik të përkatësisë së tyre.

Deri pak kohë më parë, një pjesë e deputetëve që nuk ishin përfshirë direkt në replikat apo sulmet e foltores kanë preferuar që të mos bëheshin pjesë e sherrit të brendshëm. Por pjesëmarrja e sotme, duket ka qenë një sinjal i qartë politik i rreshtimit të tyre.