Kuksianët drejtimin e pushtetit vendor ia besuan sërish socialistëve duke i dhënë kështu një tjetër shuplakë Sali Berishës.
Albert Halilaj, kandidati i PS-së fitoi me një diferencë të madhe, 5594 vota kundrejt kandidatit Emri Vata i cili garoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Humbjen më të thellë, Berisha e kishte në komunën e Flamur Nokës, Shishtavec , ku Halilaj mori 871 vota, ndërsa Vata vetëm 377 vota.
Kjo është një tjetër shuplakë brenda pak muajsh për Berishën pas asaj të zgjedhjeve të pjesshme të Rrogozhinës mbajtur më 23 korrik 2023. Kjo tregon se Berisha vijon të humbasë mbështjetjen dhe se shqiptarët po braktisin atë por dhe ata që i shkojnë pas.
Zgjedhjet në Kukës tjetër shuplakë për Berishën,