Duke qenë se Sali Berisha ka mbetur pa parti, të gjithë kandidatët e tij futen në zgjedhjet e 14 Majit përmes logos të partisë së Ilir Metës.
Një ndër ta është Belind Këlliçi i cili është regjistruar për të garuar në zgjedhje me vulën e Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta.
Kërkesa e depozituar në KQZ për regjistrimin e Këlliçit si kandidat mban firmën e nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari, ndërsa vula i përket Partisë së Lirisë.
Këlliçi doli nga kandidatët e Primareve por duke qenë se Rithemelimi mbeti jashtë zgjedhjeve, do të garojë përballë Erion Veliajt dhe Roland Bejkos përmes koalicionit Berisha- Meta.