Në tryezën e zhvilluar sot për integritetin e procesit zgjedhor fjalën e ka marrë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith.
Ai u shpreh se procesi zgjedhor është e rëndësishmë të të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.
“Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet.
Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës. Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.
Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve”, tha King Smith në tryezën e organizuar nga Komiteti i Helsinkit.