Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve të NATO-s që të ndërmarrin hapa konkretë drejt anëtarësimit të Ukrainës në një samit, javën e ardhshme.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Pragë ku mori mbështetje nga presidenti çek, i cili mbështeti ofertën e Kievit për t’u bashkuar me aleancën.

Zelensky tha se Ukrainës i duhej shumë më tepër sesa deklarata e përgjithshme se dera e NATO-s ishte “e hapur”.

“Po flasim për një sinjal të qartë, disa gjëra konkrete në drejtim të një ftese. Ne kemi nevojë për këtë motivim. Ne kemi nevojë për ndershmëri në marrëdhëniet tona”, tha Zelenksy.

Ukraina dëshiron të bashkohet sa më shpejt që të jetë e mundur, por anëtarët e NATO-s janë të ndarë në lidhje me atë se sa shpejt duhet ndërmarrë ai hap. Disa vende anëtare janë të kujdesshme ndaj lëvizjeve për të cilat kanë frikë se mund ta çojnë aleancën më pranë një lufte aktive me Rusinë.