Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të premte në Kryeministri, ministrin e Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.

Ky i fundit ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Takimi vjen në kulmin e tensioneve mes Tiranës dhe Athinës.

Shkak është bërë arrestimi i Fredi Belerit.

Athina akuzon Edi Ramën se qendron pas arrestimit të Belerit dhe kërkon nga kryeministri shqiptar, që të urdhërojë lirimin e tij.

Rama nga ana tjetër, është përgjigjur se nuk ka asnjë ndikim dhe asnjë fuqi për të ndikuar as në arrestimin e Belerit, dhe as në lirimin e tij.