Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kërkojnë hapjen e një drejtorie të posaçme, e cila do të gjurmojë dhe identifikojë të ardhurat, pasuritë dhe çdo përfitim tjetër pasuror që krijohet nga krimi dhe korrupsioni.

Në një projektligj të shpërndarë në fillim të këtij muaji të gjitha palëve, përfshi edhe SPAK; kërkohet të krijohet Zyra e Rikuperimit të Aseteve të krijuara nga veprimtaria kriminale, të cilat mund ti nënshtrohen ngrirjes së përkohshme. Në nenin 19 të projektligjit propozohet që Prokuroria e përgjithshme dhe SPAK duke caktuar pika kontakti, të njoftojnë  ZRA për letër porositë  që dërgohen jashtë vendit dhe që kanë të bëjnë me ngrirjen dhe sekuestrimin e përkohshëm të këtyre aseteve. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe agjencia e pasurive të konfiskuara.

Kjo zyrë planifikohet të krijohet pranë drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe propozohet që të ketë kompetencë edhe jashtë Shqipërisë, duke u bazuar në marrëveshjet dy palëshe me shtetet ku policia shqiptare do gjurmojë pasuritë e të dyshuarve. Duke caktuar kompetencat e drejtorisë ZRA, veç gjurmimit parashikohet të ketë dhe gjetjen e makanizmave efektivë  si dhe shkëmbimin e informacioneve.

Në projektligjin e shpërndarëve prokurorive dhe gjykatave sugjerohet kontrolli i përfitimeve pasurore në të cilat përfshihen jo vetëm depozitat monetare  dhe pronat e paluajtshme, por edhe ceqet dhe urdhër pagesat.

Drejtoria do të ketë të atashuar një komitet këshillimor i përbërë nga agjencia e pasurive të sekuestruara, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, njësia e inteligjencës financiare dhe Banka e Shqipërisë.

Zyra e rikuperimit të Aseteve do të gjurmojë  të ardhurat e dyshimta do të gjurmojë edhe asetet e politikanëve apo apo subjekteve juridike të lidhur me ta deri tek ngritja e aseteve, sipas një autorizimi që i jep akses në regjistrin kombëtar të llogarive bankare. Por  përfshihen edhe partnerët ndërkombëtare që merren me hetimin financiar dhe disa agjenci të njohura e të përmendura në projektligj që ju është shpërndarë aktorëve në datën pesë mars dhe konsultimet mbyllet në 25 mars 2024. (TCH)