Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi Bordin e Tranpsrencës për ushqimet. Gjyqtarët vlerësuan se akti normativ i qeverisë nuk plotëson kushtet e urgjencës dhe për këtë shkak e shfuqizuan atë.
Gjyqtarët kushtetues thonë në vendimin e zbardhur pak ditë pasi rrëzuan aktin normativ të qeverisë, se nuk e mohojnë ndikimin e kësaj lufte, për të cilën sipas tyre një sërë vendesh kanë marrë masa konkrete për ndikimet në tregun e brendshëm.
Gzaetarja Anila Hoxha raporton se gjyqtarët përmendin disa shtete, qofshin ato të rajonit si Maqedonia e Veriut apo shtete të tjera si Lituania dhe Holanda.
Thuhet se në komisionet përkatëse ku u diskutua për Bordin e Transparencës, që do të monitoronte çmimet e shportës ushqimore, nuk u dorëzua një analizim i detajuar në Komisionin e Ekonomisë. Për më tepër, thonë gjyqtarët kushtetues, nuk përmendet as se si ku kat po kalonte për shkak të urgjencës së luftës Rusi-Ukrainë.
Në vendim thuhet se kjo duhet të ishte dorëzuar në një shkresë. Kjo urgjencë mungon por nga ana tjetër thotë Gjykata Kushtetuese, gjykata vlerëson se edhe ato të dhëna që janë diskutuar, janë të pamjaftueshme për të kuptuar ndikimin e situatës së krijuar në tregun kombëtar si rrjedhojë e situatës në tregun ndërkombëtar.
Shumica e gjyqtarëve kanë votuar pro shfuqizimit të këtooj akti, ndërsa tre gjyqtarë të tjerë kanë dhënë detaje të tjera shteruese, duke konsideruar se lufta Rusi-Ukrainë ishte një urgjencë dhe se shteti shqiptar gjendej në kushtet e nevojës për të kontrolluar çmimet dhe ndikimet e tyre te shtetasit shqiptarë për t’i mbrojtur ata si konsumatorë sa i takon çmimeve për shportën.