Etleva Kurti është  njëra prej tre grave të vrara ditën e sotme në dy ngjarje të ndryshme brenda një  ore në Kamëz. Policia bëri me dije se 31 vjeçarja u vra mesditën e sotme brenda oborrit të shtëpisë së saj, nga një person ende i paidentifikuar.

Burime bëjnë të ditur se e reja ishte motra e Vladimir Kurtit,  i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij në vitin 2018 në Kamëz. Për këtë fakt dyshohet se vrasja e Etleva Kurtit ka ndodhur për hakmarrje, ndërsa Polcia  ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit/ve.

Kujtojmë se në 2018 gjatë një tentative grabitjeje, mbeti i vrarë pronari i dyqanit Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita. E gjithë skena e rëndë asokohe ndodhi në prani të fëmijës 6 vjeç të çiftit. Për vrasjen e Buci u arrestua shtetasi Vladimirt Kurti dhe bashkëpunëtori i tij,shtetasi Ruzhdi Hoda. Kurti ka deklaruar nënëtorin e kaluar se është paguar për të kryer krimin e rëndë.