Zbardhjen debatet pa media në mbledhjen e deputetëve të opozitës e cila u zhvillua një ditë më parë në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë takimit, deputeti Dashnor Sula ka hedhur idenë e krijimit të një Partie të re, duke i vendosur emrin e Partisë Demokratike të Rithemeluar.

Në këtë mënyrë sipas tij do mundësohet që kjo forcë politike të mos humbë më vota për shkak të logos dhe vulës, të cilët ‘de juro’ i takojnë Lulzim Bashës.

Por Sali Berisha ka thënë se beteja duhet të fokusohet tek padrejtësia që po i bëhet demokratëve, sipas sipas tij është e lehtë të krijohet një emër dhe një logo e re.

Por Berisha ka thënë gjatë takimit pa media se çdo gjë po behet siç do Edi Rama dhe se beteja duhet të jetë për të mbrojtur opozitarizmin në vend.

Nga ana tjetër, deputetët demokratë, Agron Gjekmarkaj dhe Ervin Salianji janë shprehur se mbledhjet e grupit të deputetëve të opozitës nuk po krijojnë asgjë, madje po bien në rutinë. “Kjo tryeze po behet monotone sepse nuk po fermenton politike, nuk merr ne diskutim temat qe çojnë drejt zgjidhjes, nuk po përballet me vetveten. Nuk po i bën ende propozimet e duhura Shqipërisë, demokrateve dhe shoqërisë”, ka thënë Gjekmarkaj.

Ervin Salianji ka hedhur idenë e zhvillimit të mbledhjeve të ardhshme me synim si të ribëhet opozita.

“Ne përpara se te thërrasim protesta, duhet te japim një zgjidhje politike situatës ku jemi. Qe ne proteste, jo disa te jene organizator dhe disa spektator.

Personalisht nuk jam dakord me narrativen politike që Rama i vjedh zgjedhjet çfarëdo të bëjmë ne, mendoj se ne e mundim dhe e tejkalojmë Ramen nëse gjejmë zgjidhje politike për situatën ku jemi, dhe zgjerohemi duke u hapur realisht! Ne mundemi ta tejkalojmë Edi Ramën, shoqëria, qytetaret kanë pakënaqësi masive ndaj qeverise, e ndjej këtë ne çdo takim dhe kudo ku eci!

Është përgjegjësia jone ta mundim duke gjetur zgjidhje jo duke u qare! Kërkoj qe te bëjmë një mbledhje te veçante për te diskutuar vetëm për ribërjen e opozitës”, mësohet të jetë shprehur Salianji.

Dashnor Sula: Ne jemi mbledhur disa here ne takime te Grupit Parlamentar, por tashme ka ardhur koha te flasim për zgjidhje politike te Partisë Demokratike, ne mënyre qe te jemi gati për zgjedhjet e 2025-es. Edi Ramës i intereson te jete kjo situate ne PD. Basha sot ka vulën nga gjykata dhe ne nuk mund te qëndrojmë kështu, pasi do te përsërisim veten, si ne 6 mars, apo zgjedhjet e 14 majit. Nëse do te vazhdojmë te presim gjykatën, mund te ndodhe, siç ndodhi, qe u dha vendimi 1 muaj para zgjedhjeve dhe humbëm komisionerët, logon, vulën.

Sepse de jure, PD është Basha, edhe pse s’ka anëtarësinë me veten, ka një pakice, ndërkohe qe ne vete duhet te kthehemi ne një parti de juro, qe te njihemi institucionalisht nga KQZ, parlamenti etj. De facto patjetër qe ne jemi Partia Demokratike, jemi shumicën e anëtarësisë, kemi shumicën ne Grupin Parlamentar. Unë propozoj, se nuk është fundi i botes, aq me tepër qe kemi anëtarësinë me vete, qe te krijojmë një parti te re, Partine Demokratike të Rithemeluar.

Vetëm kështu mundemi te jemi një alternative serioze dhe te ngjallim besimin tek demokratet.

Sali Berisha: Nuk është vështire te gjejmë emër apo te bëjmë logo. Problemi është se po i nënshtrohemi një padrejtësie. Një njeri qe nuk ka lenë padrejtësi pa bere ndaj nesh. Çdo gjë vendoset siç e do Edi Rama. Nuk të le. Çfarë kërkon? Të zgjidhim problemet tona padyshim, por ama te përpiqemi te motivojmë njerëzit për të mbrojtur opozitarizmin dhe te drejtat.

Ramadan Lika: Z. Berisha, ju keni 32 vite ne politike, ju keni detyrimin ta zgjidhni ketë situate politike qe ka mbytur PD-ne. Ne kështu siç jemi po luajmë siç kërkon Edi Rama. Nuk mund te vazhdoje kështu.

Ne jemi deputete që mbështesim Gazment Bardhin, ndërsa ju, mbështesin Sali Berishën. Duhet qe ju te dy, te uleni koke me koke dhe te gjeni një zgjidhje politike për situatën.

Xhelal Mziu: Jemi kthyer në një strukturë politike ku logo e PD është marrë peng dhe më keq se në kohën e diktaturës çdo ditë përjashtohen kolegë nga PD si rasti i fundit të Gaz Bardhit. Jemi në një presion ndërkombëtar dhe nga zoti Berisha, i shpallur me pa të drejtë ose për shkak të lobimit të Ramës. Sapo vijmë nga një humbje e thellë e 14 majit por e kulmuar dhe nga humbja e Kukësit, ..

Në këto kushte situata në terren është e papranueshme, u ka ik shpresa, po largohen ose po konvertohen për bukën e gojës. Ndaj në këto kushte duhet një zgjidhje radikale , duhet një organizim deri në bazë, duhet hap rrugë personaliteteve publike brenda dhe jashtë vendit. Duhet të ngujohemi me ditë për të gjetur zgjidhje, sepse në terren nuk ke kë takon..

Rol jo të pakët ka Berisha si person influent për të gjetur zgjidhje që PD dhe opozita të kthehen në një forcë shpresëdhënëse dhe fituese.

Siç thekson dhe Tigri, nuk jam unë delja e zezë, por koka e zezë e tufës, pra Rama. Ne duhet të krijojmë strategjinë, gjithpërfshirjen, duhet të largojmë frikën, duhet të shpalosim platformën e një force politike që jep shpresë për shqiptarët që janë në vend dhe për emigrantët.

Në këtë kontekst Berisha duhet të gjej një zgjidhje…Kuptohet dhe PD vetë ka potenciale për të dalë nga ky ngërç ku jemi futur. Nuk mundet të rrojmë duke u qar, por të përballemi…

Edi Paloka: Kërkoj që bashkimin e grupit ta shtrijmë dhe në baze. Te fillojmë bashkërisht takimet me demokratet ne baze dhe qytetaret, sepse jemi shkëputur këto kohe.

Agron Gjekmarkaj: Ne kur kemi vendosur te ulemi në ketë tavoline përballe njeri-tjetrit e kemi vënë llogari që të përballemi për idetë tona. Unë personalisht marr kostot e mia për idetë e mia, pra mbaj përgjegjësi. Unë mendoj qe mbledhja e pare e përbashkët e opozitës ishte një ngjarje politike qe e rriti entuziazmin tek mbështetësit e PD. Sot është mbledhja e disatë dhe nuk me duket qe efekti i kartolinës është i njëjte, pra nuk është e njëjta gjendje surprize pozitive.

Këto mbledhje po hyjnë ne rutine ! Po rutina është ushqimi i përditshëm i politikes, por nuk mjafton. Ne po përfshihemi ne ngjarje qe pushteti na fut dhe përdorim ligjërimin e kushtëzuar nga ata. Ne përditë na jepet një ngjarje dhe ndjekim atë ne një hulli te përcaktuar. Psh, një është përjashtimi i Gaz Bardhit nga “zona e vulës”. Dy është përjashtimi nga Kuvendi i 8 deputeteve. Meraku im është se ne nuk po prodhojmë me ngjarjet tona, për ta nxjerre nga apatia shoqërinë, ne raport me ne, pse jo për ta shqetësuar qeverinë me to, ku një here te vetme t’ja caktojmë ne axhenden asaj ( qeverise) . Nuk po ndodh kjo. Kjo tryeze po behet monotone sepse nuk po fermenton politike, nuk merr ne diskutim temat qe çojnë drejt zgjidhjes, nuk po përballet me vetveten. Nuk po i bën ende propozimet e duhura Shqipërisë demokrateve dhe shoqërisë.

Ervin Salianji: Është e domosdoshme qe ne te ndryshojmë dhe të ribëhemi, rikonceptohemi dhe madje mos kemi asnjë tabu për t’u transformuar. Shoqëria ka nevoje qe ne te ndryshojmë dhe ne duhet ti përgjigjemi kësaj nevoje, para se të bëjmë diskutimin e protestave dhe reagimeve duhet te ndryshojmë. Ndryshimi duhet te ngjalle shpresën e domosdoshme dhe te frymëzoje qytetaret. Ne përpara se te thërrasim protesta, duhet te japim një zgjidhje politike situatës ku jemi. Qe ne proteste, jo disa te jene organizator dhe disa spektator.

Personalisht nuk jam dakord me narrativen politike që Rama i vjedh zgjedhjet çfarëdo të bëjmë ne, mendoj se ne e mundim dhe e tejkalojmë Ramen nëse gjejmë zgjidhje politike për situatën ku jemi, dhe zgjerohemi duke u hapur realisht! Ne mundemi ta tejkalojmë Edi Ramën, shoqëria, qytetaret kanë pakënaqësi masive ndaj qeverise, e ndjej këtë ne çdo takim dhe kudo ku eci!

Është përgjegjësia jone ta mundim duke gjetur zgjidhje jo duke u qare! Kërkoj qe te bëjmë një mbledhje te veçante për te diskutuar vetëm për ribërjen e opozitës.

Panorama