Arsenali arriti të fitonte me rezultatin 5-0 në ndeshjen e fundit aty ku shkëlqeu Granit Xhaka me dy golat e tij.
Me shumë gjasa, Xhaka do të luajë në Bundesligë sezonin e ardhshëm dhe kjo tashmë është bërë e ditur.
Pak ditë më parë, mediat në Gjermani raportonin se ishte bashkëshortja e Xhakës, Leonita Lekaj, ajo që kishte kërkuar të largoheshin nga Anglia për tu rikthyer në Gjermani.
Megjithatë, vetë Xhaka e ka refuzuar diçka të tillë. I ndalur nga tifozët për të dhënë autografe, Xhaka është pyetur nëse me të vërtetë ka ndikuar fjala e bashkëshortes së tij në këtë vendim.
Megjithatë, përgjigja e tij ka qenë e qartë, duke bërë të ditur se ajo s’ka lidhje me largimin nga Arsenali.