Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia në një intervistë në Ora News u shpreh se për çështjen e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka ka ende paqartësi për mënyrën e votimit.
Qefalia: Ndryshe nga herët e tjera, fushata elektorale duket se i ka ndezur motorët të dy subjektet politike kryesore.
PS është në vijim të mandatit të katërt, natyrisht që në këtë këndvështrim duhet që PS para elektoratit do dali dhe do të japi njëkohësisht edhe mesazhin për çfarë është arritur nga ato objektiva që ka përcaktuar në vitin 2021 dhe progresin që do bëjë për 4 vitet e ardhshme.
Natyrisht ajo në finale, ajo çka PS ka në ambicien e saj është që Shqipëria më së fundmi të bëhet pjesë e BE-së
Kjo natyrisht që kalohet nëpër disa fusha, nëpër disa sektorë, sektorë të cilët besoj se do të ribëhen edhe njëherë prezent gjatë mandatit dhe gjatë programit që do shpalosi PS në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Në finale, rezultati i votimit ishte një rezultat i cili kishte të tre ngjyrat e votimit, dmth të kuqen kundër, jeshilen dhe të bardhën abstenim.
Nuk ishte votim i ndarë midis mazhorancës dhe opozitës, kishte vota të cilat ishin të tre ngjyrat.
Kjo tregon se ende ka një mossaktësim dhe një paqartësi me mënyrën se si duhet votuar.
Votat e reflektuara në Kuvendin e Shqipërisë ishin vota të cilët tregojnë se deputetët janë të paqartë.