Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nga Brukseli ka thënë se Serbia nuk mendon të ndryshojë politikat e vendit.

Ai ka ritheksuar se Serbia nuk mendon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, teksa edhe një herë ka thënë se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën.

“Për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, të gjitha dyert janë të hapura për ne, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të njohur Kosovën e pavarur, gjithçka është e mundur, por ne nuk jemi të interesuar, nuk dua të ndryshoj politikën që kemi miratuar.

Deri më tani është dëshmuar të jetë një politikë e mirë dhe nuk më intereson shumë kush do të më kritikojë për çfarë”, tha Vuçiç.

Ai ndër të tjera i prerë tha se ka shumë kohë në politikë dhe se nuk do të ndryshojë bindjet për shkak të presioneve të kujdo.

“Serbia nuk është një grusht tërshërë që të gjithë po e shantazhojnë dhe kushdo mund ta grabisë. Pra le të bëjnë punën e tyre, ne të bëjmë punën tonë”, tha Vuçiç.