“E fala gruan njëherë, tani i thera dhe do vazhdoj ta bëj”– këto kanë qenë fjalët e shkëputura nga një video e xhiruar nga Taulant Malaj, vrasësi shqiptar në Itali i cili theri me thikë të bijën, 51 vjeçarin italian dhe plagosi gruan e tij. Shkak u bë xhelozia që kishte për bashkëshorten e tij. Ai dyshonte se gruaja, kishte një lidhje intime me italianin, Massimo De Santis, 51 vjeç.

Në momentin që Taulant Malaj mori thikën, e bija i doli përpara për ta ndaluar, por mllefi dhe inati nuk e ndaloi Taulantin. Ai vrau pa mëshirë të bijën vetëm 16 vjeç, plagosi gruan dhe vrau edhe atë qe dyshonte se ishte dashnori i gruas së tij. Pasi kreu aktin, Taulanti xhiroi një video ekzaktësisht 62 sekonda ku dukeshin trupat e dy viktimave, Jessica Malajt, dhe Massimo De Santis.

Imazhet i morën karabinierët, por videoja u bë virale edhe pse kryebashkiaku bëri apel që të mos shpërndaheshin.

45-vjeçari, Taulant Malaj është shqiptar me origjinë nga Selenica e Vlorës ai punonte si bukëpjekës në Itali. Ngjarja ndodhi në Torremaggiore, një provincë e Foggias. Pas masakrës ai tregoi kufomat në korridorin e hyrjes së pallatit.

G.MO/Shqiptarja.com