Gjendet pranë ‘Shkëmbit të Kavajës’ makina që dyshohet se u përdor nga autori i vrasjes së Alfred Dedjas.
Burimet thanë se targat e makinës u gjetën të hedhura disa metra larg mjetit. Ndërkohë arma e krimit nuk është gjetur ende.
Autori dhe viktima dyshohet se ka qenë në të njëjtin lokal para vrasjes.
Deshmitarët janë shprehur se e kishin parë 27-vjeçarin Julian Gjoshi në zonë rreth 2 orë para krimit, cka tregon se ai ka mbajtur në vëzhgim objektivin e tij.
Të dy kanë pasur një sherr disa ditë më parë, ndërsa 50-vjeçari ka qenë i dënuar më herët në Itali për trafik droge.
Po ashtu viktima dhe autori kanë qenë të njohur dhe miq me njëri tjetrin. Pas marrjes së dëshmive nga policia, sipas dëshmitarëve të dy frekuentonin vazhdimisht zonën e Ndroqit dhe lokalin ku ka ndodhi edhe vrasja.
Sa i përket dinamikës së krimit si autori dhe viktima pasi kanë parë njëri tjetrin në ambientet e te njëjtit lokal, fillimisht ka pasur një debat mes tyre dhe sipas hetimeve dhe dëshmivë të dëshitarëve dhe më pas Julian Gjoshi e ka qëlluar me pistoletë Dedjan. Sipas policisë autori ka qëlluar 5 herë dhe 3 plumba kanë kapur viktimën.