Pak ditë më parë Kavaja u trondit nga një vrasje, e cila u krye për hakmarrje. Habib Rexha ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën, ndërsa pas dy ditësh në arrati u vetëdorëzu në Policinë e Kavajës duke pranuar autorësinë e krimit.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në “Zonë e Lirë” në ABC News dha detaje të reja për skenën e krimit në Kavajë. Ai theksoi se atentati ka qenë i përgatitur, ndërkaq tregoi dhe metodat që ka përdorur Rexha në vrasjen e Gosës.
Sipas Karamuços, ai ka përdorur qese, që gëzhojat të mos mbesin në vendin e krimit dhe për pasojë të “zhdukte” çdo provë të mundshme. Gjithashtu Karamuço tregoi detaje se pse autori ka qëlluar me dorën e majtë.
Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë. Altin Rexha u përfshi në një konflikt me Edmond Gosën në muajin mars, vëllain e Arjan Gosës, dhe pas debatit me fjalë ata vranë njëri-tjetrin.