Gazetari Artan Hoxha, në një postim online, ka treguar detaje në lidhje me Ruben Saraivan, portugezin që ekzekutoi biznesmenin shqiptar, Ardian Nikulaj.

“Killeri apo qitësi, rezulton të jetë një shtetas portugez, Ruben Saraiva, i identifikuar nga policia pasi ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të rregullt me linjë ajrore dhe është larguar menjëherë pas krimit nga një pike e kalimit kufitar në rrugë tokësore, në juglindje të vendit.

Vrasësi ka hyrë në Shqipëri me datë 11 shkurt 2023 dhe nuk është larguar deri në mbrëmjen e 19 prillit 2023.

Për më shume se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq, por është parë të lëvizë edhe në Lezhe apo Shëngjin, për të planifikuar atentatin, përzgjedhur vendin më të përshtatshëm ku mund të bëhej goditja dhe për të vëzhguar mënyrën se si mbrohej Nikulaj.

Ai ka zgjedhur të qëndrojë në një fshat si Kakarriqi, jo në hotelet e shumta në Shëngjin apo Lezhë ku mund të tërhiqte më shumë vëmendjen dhe të ekspozohej.

Interesant është fakti se vrasësi është një racëpërzier, një afro-europian, nga gadishulli iberik.

Për të justifikuar faktin pse ndodhej në Shqipëri, madje në një fshat s

i Kakarriqi, ai përdori një alibi.

Banorëve të fshatit u ishte thënë se “mulati” i ardhur nga jashtë, kishte rënë në dashuri me një vajzë nga Shkodra.

Por familja e vajzës nuk kishte pranuar lidhjen e tyre pasi ai ishte racëpërzier. Për t’i qëndruar afër të “dashurës” dhe për të pasur mundësinë e takimit me të, ai kishte vendosur të qëndronte në një fshat jo shumë larg nga Shkodra.

Madje vrasësi kishte nisur të thirrej nga fëmijët e fshatit Kakarriq, me nofkën “gabeli”.

Dëshmitarë okulare kanë treguar se ai u zhduk nga qarkullimi në mënyrë të habitshme dhe nuk u pa askund për dy javë me radhë përpara se të kryente atentatin mesditën e të mërkurës së 19 prillit,” shkruan Hoxha