Elezi shprehet se policia është sinjalizuar për ngjarjen e rëndë në orën 18:30 të kësaj të Mërkure. Ai shton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të vrasjes, megjithatë paraprakisht sipas tij dyshohet për hakmarrje ose gjakmarrje.
“Sot rreth orës 18:30 kemi marrë njoftim se në fshatin Balldre pranë një supermarketi është vrarë Nikolin Marku Lestakaj. Nga shërbimet e policisë është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim plotë plotë me prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbulimin e identifikimin e autorëve. Akoma jemi në fazat e para të hetimit. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje. Po vazhdojmë me verifikimet e duhura, në përfundim do të njoftoheni dhe ju. Po sigurojmë të gjitha provat”, deklaroi Elezi.