Ekzekutimi i biznesmenit dhe Anëtarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës Ardian Nikulaj një ditë më parë në Shëngjin, vijon të mbetet pa autor.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë autorit mendohet të ketë ardhur nga Shkodra dhe duket lëvizur me një motor “Skuter”, kamufluar me skafandër dhe një jelek fosforishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore.

Pasi kryen krimin ai largohet sërish qetësisht me motor, duke ndjekur të njëjtin itinerar përgjatë superstradës në drejtim të Shkodrës dhe në zonën e Gjadrit humbet gjurmët.

Në këtë pikë ku nuk ka as kamera në rruge mendohet të jetë ndihmuar dhe nga persona të tjerë për tu larguar. Për të realizuar atentatin ndaj 50-vjeçarit Nikulaj mendohet të kenë bashkëpunuar me njëri tjetrin një sëre personash, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e objektivit, duke sinjalizuar autorin për të kryer vrasjen, pikërisht në momentin kur ka hyre në lokalin CORAL në pronësi të tij në vijën e parë të bregdetit të Shëngjinit.

Nga veprimet hetimore të kryera është dalë në konkluzionin se autori ka qenë një vrasës, profesionist duke vepruar qetësisht pa lënë gjurmë dhe pa dëmtuar persona të tjerë që ndodheshin në lokal.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa vende nga ku mendohet të jetë larguar autori i ngjarjes, por pa arritur të gjeje prova që mund ti shërbejnë hetimit.

Ardian Nikulaj biznesmen dhe eksponenti politik në Lezhë u ekzekutua me pistolete mesditën e së mërkurës teksa ishte vetëm në tavolinë në lokalin në pronësie të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit.

Pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek hasmëria mes viseve që lidhet me vrasje te ndodhura vite më parë, por nuk përjashtohet mundësia se krimi mund të ketë ardhur për shkak të konflikteve që lidhen me biznesin.