Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të vendosë në ditët në vijim procedurën e prokurimit për zgjedhjen e kompanisë së huaj që do të dërgojë fletët e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Gazetari Ergys Gjençaj, raporton se janë 245.808 zgjedhës që janë regjistruar në PER dhe janë pjesë e listës së votuesve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Fletët e votimit do të dërgohen në 85 shtete të botës.

Fondi i përcaktuar për transportin e fletëve të votimit është 10 milionë euro pa TVSH.

Sipas një llogaritjeje i bie që transporti për dërgimin dhe kthimin e çdo zarfi do të jetë 40 euro.

Rregullat si do të bëhet dërgesa:

Në momentin që postieri mbërrin në banesë, do të trokasë fizikisht në shtëpinë e zgjedhësit dhe duhet ta dorëzojnë zarfin në dorë. Zgjedhës duhet të firmosë. Nëse nuk e gjen në shtëpi, duhet të shkojë edhe dy herë të tjera. Nëse as në herën 2e tertë zgjedhësi nuk gjendet, zarfi me fletën e votimit do të kthehet mbrapsht në KQZ.