Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Breg Shkozë të Vorës.

Mësohet se shtetasi me iniciale Q.B., pas një zënke për motive të dobëta, ka qëlluar bashkëshorten me iniciale V.B, 69-vjeçe me sëpatë pas koke.

Fatmirësisht gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është trasportuar për ndihmë mjekësore te Spitali i Traumës.

Nga informacionet paraprake, 72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e saj./ CNA.al