Bashkimi Evropian mori marrëveshjen më të mirë tregtare të disponueshme me Shtetet e Bashkuara dhe u siguroi bizneseve të BE-së një avantazh ndaj shumë rivalëve të huaj.

Kështu tha të mërkurën shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne siguruam që Evropa të merrte marrëveshjen më të mirë të mundshme.

Ne i kemi vënë kompanitë tona në një avantazh relativ. Sepse disa nga konkurrentët tanë të drejtpërdrejtë përballen me tarifa shumë më të larta të SHBA-së”, tha ajo në Parlamentin Evropian, raporton Reuters.