Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy vizitoi të martën dy qytete në veri të vendit për të shënuar përvjetorin e rimarrjes së tyre nën kontroll nga Kievi. Ai tha se çlirimi i tyre u sigurua falë betejave, që treguan se Ukraina, do të arrijë t’i mposhtë pushtuesit rusë.

Forcat ruse u futën në rajonin Sumy, në kufi me Rusinë, në fillim të sulmit ndaj Ukrainës. Por falë një rezistencë të ashpër ato u dëbuan nga rajoni pas rreth një muaj pushtimi të tij.

Videoja e postuar në internet tregonin ndërtesa të dëmtuara rëndë. Zyrtarët ukrainas thonë se territoret afër kufirit vazhdojnë të bombardohen rregullisht nga artileria dhe sulmet ajrore ruse.

Ofensiva ruse është bllokuar për muaj të tërë mes luftimesh të ashpra përgjatë frontit lindor. Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha javën e kaluar se një kundërsulm ukrainas mund të nisë “shumë shpejt”./VOA