Aktori Leonardo Di Caprio ka reaguar pasi ditën e djeshme, Vjosa, që është lumi i egër i fundit në Evropë, u zyrtarizua Park Kombëtar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Di Caprio shkruan se lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det.
Sipas Di Caprios, i cili ka qenë lobues për shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar, shprehet se tanimë do të ketë një vizion të ri për ruajtjen e kësaj zone.
“Është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm.