Në News 24, u trajtua sërish ngjarja e rëndë, ku nusja dyshohet se ka dhunuar vjehrrën 74-vjeçare, Vjollca Murri. Këtë herë, në emision ka folur mbesa e nuses.
Ajo ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes së rëndë. Sipas saj, sherri ka ndodhur pasi vjehrra e hallës ka trembur nipin e saj të vogël.
Mbesa e nuses shprehet se vjehrra nuk ka dashur kurrë ta shohë hallën e saj së bashku me djalin e saj.
Në dëshminë e saj, ajo rrëfen se halla dhe bashkëshorti disa herë kanë jetuar me qira në zona të ndryshme në Tiranë, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme.
Mbesa e nuses të dyshuar për dhunë ndaj vjehrrës: Fllanza, halla ime nuk është mirë, nuk shkon as tek shtëpia të marrë rrobat e fëmijëve sepse do të shmangë debatet me vjehrrën. Unë isha aty dhe mora rrobat e fëmijëve. Ne duam që e vërteta të dalë në pah.
Historia nis kështu. Halla dhe burri i saj janë fejuar me shkuesi. Kanë qenë të fejuar dhe në atë kohë burri i hallës është burgosur. E kanë pyetur hallën nëse do ta presë të dalë nga burgu e ajo ka thënë se do ta presë. Burri i hallës ka qenë mirë kur nuk ka pasur afër babanë dhe mamanë e tij. Mami i tij nuk ia ka paguar gjyqet, siç tha.
Vjehrra e hallës gricet shpesh, më duket sikur nuk do t’i shikojë bashkë, që këta të dy mos shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Debatet janë krejtësisht banale.
Halla ka jetuar në katin e dytë të shtëpisë. Kur burri i hallës ka dalë nga burgu, halla dhe ai kanë qëndruar në shtëpi me qira fillimisht. Më pas, vjehrri dhe vjehrra kanë kërkuar të qëndrojnë bashkë në një shtëpi. Kanë bërë disa herë tentativa për të ikur nga banesa e përbashkët, pas sherreve që kishin.
Vjehrra i ka shkuar pas çunit të hallës me shkop. Djali është trembur, ka rrezikuar djali të bjerë nga kati i tretë në kat të dytë dhe kështu nisi konflikti. Vjehrra ka kapur hallën nga flokët dhe halla për t’u mbrojtur i ka rënë nga këmbët, i ka thënë ‘ik andej, më lër rehat’. Në atë moment ka ardhur burri i hallës nga puna dhe iu ka thënë se sherri mes tyre është turp. Burri i hallës nuk ka prekur kurrë me dorë prindërit, edhe pse ia kanë ofenduar nusen.