Qeveria italiane njoftoi sot, të mërkurën (10/09), se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të bëjë një vizitë zyrtare në vend nesër, të enjten, ku pritet të takohet në mbrëmje, në Romë, me kryeministrin italian, Giorgia. Meloni.
Përveç takimit me Melonin, presidenti ukrainas është planifikuar të takohet me Papa Françeskun në Vatikan të premten në mëngjes.
Tema kryesore e dy takimeve të tij do të jetë kërkimi i zgjidhjeve për një paqe të drejtë dhe përfundimi i luftës në vendin e tij./ kohajone