Villa Certosa, një nga pronat më të njohura në Itali dhe ish-rezidenca verore e Silvio Berlusconi-t, mund të ndërrojë pronar për 500 milionë euro, sipas një raporti nga Sardegna Notizia 24.

Nëse shitja përfundon, do të jetë transaksioni më i madh i pronës në Sardenjë, si për nga vlera ashtu edhe për nga rëndësia.

Vlerësimi i fundit i vlerës së pronës në vitin 2021 ishte 260 milionë euro.

Pas vdekjes së Berlusconit në vitin 2023, prona mbeti në pronësi të familjes, pa qëllim shitjeje të menjëhershme.

Megjithatë, caktimi i menaxhimit të saj te Sotheby’s International Realty në bashkëpunim me Knight Castle Real Estate, përforcoi thashethemet për një shitje të afërt.

Raportohet se po zhvillohen negociata me një investitor arab, identiteti i të cilit mbetet i panjohur.

Përtej luksit, Villa Certosa është gjithashtu një simbol politik, pasi ka pritur herë pas here udhëheqës si Putin, Blair dhe Mubarak, ndërsa e gjeti veten në qendër të publicitetit për shkak të zbulimit të fotografive të bëra pa leje në vitet 2000./kohajuaj