Benet Beci është përzgjedhur nga Edi Rama si kandidat garues në zgjedhjet e pritëshme locale, që pritet të mbahen në datën 14 maj 2023. Beci është një nga ish deputetët që dorëzoi mandatin e deputetit për tu rreshtuar me armatën e kandidatëve të “rilindjes” për kryebashkiak.

Aktualisht Beneti është përballë Bardh Spahisë, kryetari aktual i Bashkisë Shkodër dhe është vendosur insistueshëm nga Edi Rama pasi është vlerësuar si kockë e fortë dhe i vetmi që mund ta rikthejë fatin politik të shkodranëve tek socialistët e “rilindur”.

Krahas betimit për ta realizuar këtë më shumë se një herë Edi Rama e ka përsëritur këtë betim, madje duke e kthyer në një batut të vetën sarkastike adresuar “Foltores” së Berishës. Mirëpo sa gjasa ka që kjo të ndodh dhe kush është në të vërtetë Benet Beci që fale regjisë së, nga skuadronet e tij mediatike, po shitet si aset i pa të dytë për ta nxjerrë nga bataku ku e kanë zhytur të djathtët që e kanë administruar Shkodrën nga viti1992 e në vijim?

Le ti referohemi për këtë një shkrimi që ka publikuar portal presticioz CNA.al  katër vite më parë, shkrim që evidenton fatin pasuror të Benet Becit, i cili përveç të tjerave posedon dhe një  vilë “faraonike”, siç e quan media në fjalë, me vendndodhje fshatin Gropas, të Vaqarit. Titulli I shkrimit të cna.al është “ Pasuria e kryeministrit “hije” Benet Beci. Po e risjellim të plotë këtë shkrim të publikuar saktësisht në 30 mars 2018 pa bërë asnjë koment shtesë, me të vetmin qëllim ndriçimin e plotë të figurës së këtij personazhi që po shitet si “engjellor” por që duket qartë përse kapërceu ylberin e hyri në politikë.

SHKRIMI I 30 MARS 2018 

“Prej tetorit të vitit 2005 Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është Benet Beci.

Ka hyre në vitin e 13-të të “qeverimit” të tij pranë kryeministrave. E themi këtë sepse Beneti ka ndërruar dy qeveri dhe i ka mbijetuar tre palë zgjedhjeve të përgjithshme. Ai vijon të jetë aty. Në fillim krah kryeministrit Berisha.

E sulmonte asokohe kreu i opozitës Edi Rama. Korrupsion, abuzim me tenderat, investimet, lidhje nepotike e lloj e lloj akuzash serioze. Dhe me të drejtë.

Por Beneti jo vetëm që nuk u tërhoq, por filloi të ndërtonte rrugët që të çonin tek biznesi i Argitës. Bëhet fjalë për rrugën për tek fabrika e çimentos. Por dhe në Gjinar dhe rrugë të tjera që të çonin tek biznesi i kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha. Për të gjitha këto zullume askush nuk e hetoi.

Me ndërrimin e qeverise ne vitin 2013 një nga emrat e parë që u përfol për tu larguar nga posti ishte pikërisht Benet Beci. Por edhe këtë radhë ia hodhi.

U ndërrua Kryeministri por në krah të tij mbeti Benet Beci. Rama harroi se çfarë kishte deklaruar në adresë të Benet Becit për abuzime dhe i dha mbështetjen për të vazhduar në postin e tij.

Vijuan tenderat, abuzimet, shkeljet dhe pasurimi i Becit. Sot Beneti jeton në fshatin Gropaj në afërsi të Vaqarrit. Një vile si për një faraon është streha e familjes Beci.

Eshtë “oazi” i Benetit, bashkëshortes së tij Fitores dhe e dy fëmijëve, vajzës Edenja dhe djalit Edon. Por Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk është burimi i vetëm i të ardhurave të familjes Beci. Në vitin 2016 si person fizik dhe në 2017 i ka dhënë emrin “Tirana Training Center” duke marrë aksionet nga një tjetër shtetas. Pra bashkëshortja e tij ka themeluar qendrën “Tirana Training Center”. Një qendër gjuhësh të huaja ku shumica e stafit janë anglezë dhe amerikanë. Vendndodhja rruga “Him Kolli”. Nga ajo që kemi zbuluar bie në sy fakti që një pjesë e të huajve që punojne aty, nuk disponojnë as leje pune, pra në “Tirana Training Center” vitin e kaluar është kryer evazion fiskal, pasi nuk bëhet as deklarimi real i nxënësve.

Gjithashtu nga të dhënat që kemi marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe deklarimeve nga kontabilistët e zonjës Fitore kemi mësuar se: Punojnë me 2 bilance për pagat, nuk kanë deklarim real të xhiros. Pra punojnë në të zezë dhe nëpërmjet deklarimit të rremë të xhiros jane fryrë bilancet e të ardhurave.

Një formë sipas specialistëve, për të pastruar para. Ndërkohë këtë vit situata është ndryshe.

Në “Tirana Training Center” ku zonja Fitore është Drejtoreshë e Pergjithshme, vajza e çiftit Beci mban pozicionin e ndihmës menaxheres, ndërkohe që djali Edoni mban pozicionin e Administratorit të IT në bisnesin familjar. Edoni ka përfunduar shkollën ne universitetin e Bakingamit në Angli ku tarifat janë supër të shtrenjta dhe nuk dihet nësë prindërit e tij arrijnë ta justifikojnë këtë pagesë stratosferike. Por s’mbaron me kaq.

Pas një konkursi të realizuar në 30 tetor 2015, Edon Beci ka filluar punë në Autoritetin e Konkurencës si specialist në sektorin e Përafrimit të Legjislacionit dhe Procedurave.

Nga 3 konkurentë për këtë pozicion ka fituar pikërisht djali i Benet dhe Fitore Becit.

Ndërkohë që dhjetra të diplomuar shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit konkurojnë për punë minimale në administrate, fati i shkëlqen djalit të Drejtorit të Fondit Shqiptar te Zhvillimit.

Dhe këtu hijet e dyshimit bëhen akoma më të mëdha. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit jeton mes luksit në një vilë me të gjitha komoditetet e nevojshme…(Vijon)