“Këtë “ skandal “e kam ngritur edhe herë të tjera dhe do të vazhdoj gjersa një dite këta të japin dorëheqjen dhe të hynë në garë për t’u punësuar sipas Ligjit . Dhe për “ koincidencë “ të gjithë kane ardhur nga spitali ku më parë ka qenë drejtor z.Enkel Joti , sot Drejtor i Përgjithshëm i R.T.SH-së…”.
Nga Leka BUNGO *-
Në Statutin e R.T.SH-së , Neni 29 , Pika 2 thote : “ Marrja ne pune behet sipas kritereve te pranimit te miratuara me Vendim te Këshillit Drejtues, ku PERCAKTOHET edhe PERBERJA E KOMSJONIT AD HOC per përzgjedhjen e punonjësve te R.T.SH-se Mirepo , emërimi i drejtoreve ne sektorët me te rëndësishëm te R.T.SH-se:
- Drejtoresha Juridike;
2 . Drejtori Ekonomi –Finance;
- Drejtori i Administrates;
4 . Drejtoresha e Burimeve Njerëzore;
5 . Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë;
6 . Shefja e Kabinetit …e shume te tjerë është bere ne ne shkelje te Statutit.
(Këtë “ Skandal “, sipas gjykimit tim e kam ngritur edhe here te tjera dhe do te vazhdoj gjeresa nje dite KETA te japin dorëheqjen dhe te hynë ne GARE per t’u punësuar sipas Ligjit .
Dhe per “ koincidence “ te gjithë kane ardhur nga spitali ku me pare ka qene Drejtor z.Enkel Joti , sot Drejtor i Përgjithshëm i R.T.SH-se.)
Kur dëgjon kësisoj emërimesh , te cilat vijojnë edhe sot e kësaj dite , nje mik me ngacmon me humor:
“ Nuk thua lavdi zotit qe ndërmjet tyre nuk është ngatërruar asnjë pacient , se c ‘nuk ndodh ne këtë dynja!”
Persa me siper i jam drejtuar me se njëherë Drejtorisë se Përgjithshme dhe përgjigja qe mban daten 27.05.2022 nder te tjera thote:
“…Ne përfundim , theksojme se procedurat per marrjen ne pune te punonjësve behen sipas kritereve te pranimit ne pune , te miratuara me Vendim te Keshillit Drejtues te R.T.SH-se ne përputhje me Nenin 29, pika 2 e Statutit te R.T.SH.”
E pra, nga dita e pare kur është zgjedhur Këshilli Drejtues dhe gjere me sot, nuk është ngritur “ASNJE KOMISJON AD HOC ” sic e kërkon Statuti i R.T.SH-se.
E vërteta eshte ndryshe.
Drejtoret jane emëruar ne kundërshtim te hapur me Ligjin.
Te emëruar defefinitivisht ( Jo përkohësisht ) kane marre rrogën per tre muaj me rradhe , kane dhënë urdhra dhe kane firmosur dhjetëra shkresa si Drejtore dhe pas denoncimit tim , Drejtoria e Përgjithshme ka bere nje tjetër shkelje , e cila i kapërcen edhe kufijte e humorit .
Te njëjtët DREJTORE , ne daten
17.06.2022 , kane dale përpara “Komisionit “ te perbere nga :
1 .Zv. Drejtori i Pergjitheshem .
2 .Shefia e Kabinetit .
3 .Pergjegjesia e Sekt . te Burimeve Njerzore . (Ndërkohë qe vete Anëtaret e ketij Komisioni janë emeruar ne shkelje te Ligjit sepse nuk jane punësuar me Gare sipas Statutit ! )
Kësisoj , Drejtoresha Juridike Donika Daci dhe Drejtoret Erion Dylgjeri dhe Elton Pieri , kane dale perpara Komisionit dhe jane emeruar per here te dyte per te nisur punen ne te njejtat zyra nga te cilat kishin tre muaj qe merrnin dhe jepnin urdhera si Drejtore .!!! Gjithesa me siper jane te dokumentuara dhe te pasqyruara ne Procesverbale . (Vijon)
* Z. Leka Bungo është kryetar i Këshillit Drejtues (politik) të Radio Televizionit Publik Shqiptar.