Drejtori Artistik i Orkestres ka qenë në Shqipëri gjithësej 13 ditë!!! Pra , në 150 ditë ka punuar me orkestrën 13 dite! Dhe për hir të së vërtetës duhet thenë se paga e tij mujore nuk është për t’u përçmuar, ose thenë ndryshe, pak me e madhe se ajo e Presidentit të Republikës …

Nga Leka BUNGO * –

Ne daten 14. 07.2022 me propozim te Drejtorise se Përgjithshme, Keshilli Drejtues emëroj ne postin e Drejtorit Artistik dirigjentin Francez Z. Zielinski. Pa vene ne dyshim aftesite dhe personalitetin e tij artistik, nje zgjedhje e tille ishte e gabuar. Ashtu sikundër është e gabuar edhe përzgjedhja e Menaxherit te orkestrës. Që të dy punojnë dhe jetojnë në Francë.

Le ta zëmë per një çast se ne Tirane, apo ne te gjithë Shqipërinë nuk mund te gjendej nje kandidature e përshtatshme per te drejtuar orkestrën por ceshtja shtrohet ndryshe. A mund te drejtohet me korrespondence nje “ndermarrje artistike “ sic eshte orkestra e Radio Televizionit , e cila ka nje gjirin e saj rreth shtatëdhjetë instrumentiste qe kane mbaruar Akademine e arteve ?

Nga data 14.07. 2022 deri ne daten 31 .01.2023 , pese muaj plot , Drejtori Artistik i Orkestres ka qene ne Shqipëri gjithesej 13 dite !!! Pra , ne 150 dite ka punuar me orkestrën 13 dite ! Dhe per hire te se vërtetës duhet thene se paga e tij mujore nuk është per t’u përçmuar, ose thene ndryshe, pak me e madhe se ajo e Presidentit te Republikës.

Por le te konsiderohet nje çast si normale marrëdhënia e Drejtorit Artistik me Orkestrën. A mund te falet mungesa e tij ne Festival, i cili është pa dyshim nje nga eventet me te rëndësishëm muzikor ne rang Kombëtar, jo vetem per Radio Televizionin Shqiptar !?  ( Te paktën ta ndiqte ne salle si spektator ! ) Ky është nje nga rastet , kur sipas gjykimit tim , miratimi i propozimit te Drejtorit te Përgjithshem nga shumica nuk eshte i saktë.” (vijon) / Koha Juaj.com – është një media e re që gazetarinë e konsideron mision, jo përfitim. Na ndiqni, nuk do zhgënjeheni!/

* Z. Leka Bungo është kryetar i Këshillit Drejtues (politik) të Radio Televizionit Publik Shqiptar.