Denis Deliu, deputet i Partisë Socialiste , i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për videoskandalin dhe arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

“Nuk e meritonim ne si PS këtë ngjarje. I qëndroj kësaj që, një gabim i Gjicit, që mendoj se e mori dënimin e merituar, uroj të jetë shembull për çdo zyrtar që merr poste publike. Zyra e shtetit duhet respektuar dhe nuk duhen tejkaluar kompetencat. Sa më njerëz të mirë të kandidojnë do kemi rezultate dhe punë më të mira”, u shpreh Deliu.