Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me video skandalin e ish-kreut të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.Lala deklaroi se dyshimet e para të SPAK janë se vetë vajza e përfshirë në video ka qenë ajo që ka kryer regjistrimin e aktit.
Ajo shtoi se besohet se Safet Gjici ka pasur dijeni për videon, pasi një anëtar i Këshillit Bashkiak i ka thënë se Gjici do ishte në krye të bashkisë edhe për disa ditë.
Lala zbuloi më tej se
Gjici besohet se ka qenë në dijeni të videos, pasi një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak i është drejtuar Gjicit se do qëndrojë edhe disa ditë në krye të bashkisë se do e shohë çfarë do i ndodhë.
Gjici pranoi se kishte lidhje intime me vajzën, gjë që bie pas publikimit të videos së plotë. Gjici u vu nën hetim për shpërdorim detyre pasi u konstatua se akti ndodhi në zyrën e institucionit dhe nuk vajza nuk ishte punonjëse e bashkisë.
Pas aktit, vajza në fjalë flet me Gjicin për një projekt që ia premton asaj. Ajo i kërkon një vend pune fillimisht. Ajo flet për një projekt që ka të bëjë me sterilizimin e qenëve të rrugës nga bashkia.
Bëhej fjalë për para të taksapaguesëve të Kukësit që do i jepej një gruaje që ka pasur marrëdhënie sekusale me kreun e bashkisë.
Gruaja kishte një biznes të regjistruar prej vitit 2021, ku ajo ka fituar një projekt në bashkinë e Librazhdit. Në rastin konkret SPAK shkoi dhe mori gjithë projektet në bashkinë e Kukësit. Gjici e transferon atë te nënkryetari i bashkisë për të folur mbi projektin, që duhet të miratohej në Këshillin Bashkiak.
Dyshimet e SPAK janë që gruaja ka bërë regjistrimin. Dyshimet janë se mund të ketë një grup kriminal, është politike ose tentativë për t’i vënë gjobë. Edhe video që është publikuar ka mungesë të një pjese, ku mund të fshihet diçka”, u shpreh ajo.