Duket se dhuna në Shqipëri ka “plasur” rëndshëm kohët e fundit.

Por ajo që bën më shumë habi është fakti se policia duket se nuk gjendet asnjëherë atëherë kur duhet.

Pasditen e sotme një tjetër episod i rëndë dhune është filmuar nga qytetarët në afërsi të Medresesë në Tiranë.

Sipas dëshmitarit që ka dërguar videon, një taksist po rrihej me një të moshuar, madje në një moment i moshuari rrëzohet edhe në tokë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.