Gazetari dhe botuesi Mero Baze ka komentuar disa nga deklaratat e Argita Berishës, në të cilat ajo i referohet vetes së saj si “profesioniste e shtresës së mesme”, pavarësisht faktit se po i publikohen çdo ditë prona dhe shtëpi në të gjithë Europën.

“Nuk e kuptoj pse Berisha thotë që vendi është varfëruar kur një ‘profesioniste’ e shtresës mesme si Argita ka mundësi të ketë vila dhe apartamente ne gjithe Evropën. Të paktën ti njoh një meritë qeverisë që e ka pasuruar shtresën e mesme,” shkruan Baze.