Një autobus në Kamëz është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se zjarri ka nisur fillimisht në pjesën e motorit.
Raportohet se në momentin që urbani është përfshirë nga flakët, pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë duke shpëtuar pa lëndime.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset e Kamzës, të cilat neutralizuan flakët. Ndërkohë, po hetohen shkaqet.