Një reklamë e shkurtër franceze për Krishtlindje, e titulluar “Le Mal-Aimé”, me protagonist një vegjetarian… ujk, ka bërë xhiron e internetit me miliona shikime.

Reklama u krijua për rrjetin francez të supermarketeve Intermarché dhe ka në rolin kryesor një ujk i cili përpiqet të fitojë pranimin e kafshëve të pyllit duke gatuar… perime.

Pa ndihmën e inteligjencës artificiale

Reklama 2-minutëshe e 30-sekondash u krijua nga studioja franceze Illogic Studios, e themeluar në vitin 2018 në Montpellier, dhe të gjitha vizatimet u bënë me dorë nga artistë të vërtetë, pa ndihmën e inteligjencës artificiale! Bashkëthemeluesi i studios, Lucas Navarro, vëren se kjo mënyrë tradicionale e krijimit i jep emocione të vërteta historisë.

Muzika e reklamës, “Le Mal aimé” e Claude François, u publikua në shërbimet e transmetimit, ndërsa influencues nga e gjithë bota ndihmuan që reklama të bëhej virale brenda pak ditësh. Edhe profesionistë të animacionit në të gjithë botën kanë shprehur entuziazmin e tyre për sa bukur është realizuar prodhimi.

Historia e një ujku që gatuan perime

Videoja tregon historinë e një ujku që transformohet nga një grabitqar i frikshëm pylli në një shef kuzhine vegjetarian të dashur. Protagonisti mbledh kërpudha dhe manaferra, duke përgatitur një darkë Krishtlindjesh të hapur për të gjitha kafshët e pyllit./kohajuaj.com