Qindra njerëz kanë marrë pjesë në varrimin e dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku të cilat humbën jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor në aksin Delvinë-Sarandë.

Pamjet e siguruara nga ajri tregojnë dhjetëra makina dhe qindra njerëz të pranishëm në varrim ndërsa lajmi i rëndë ka tronditur opinionin publik.

Dy vajzat të cilat humbën jetën në lule të rinisë u përcollën sot për në banesën e fundit ndërsa e plagosur nga aksidenti i djeshëm ka mbetur Antonela Zhupa e cila ndodhet në spital.

Kevi Korra, 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në Sarandë është arrestuar. 23-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.