Ai është një ndër priftërinjtë më të veçantë, pasi përveçse fjalës së Zotit, iu përcjell njerëzve edhe emocionet e këngës.

Bëhet fjalë për priftin përmetar Bert Tralo, që nuk i ndahet këngës as në avion.

Së fundmi ai ka qenë në një koncert në Suedi dhe me këtë rast, ka përshëndetur dhe të pranishmit në avion me një këngë përmetare.