Një video ka qarkulluar së fundmi në rrjet për një skandal të Fredi Belerit, kandidatit të Foltores për Himarën. Sipas tij, shqiptarët janë të zbritur nga Kaukazi!

“Ka dhe shqiptarë që me shumë gjasa kanë zbritur nga mali Alba i Kaukazit”, deklaron ai për një televizion grek.

Nuk është e qartë nëse Beleri i është referuar ndonjë studimi shkencor të bërë prej tij, apo deklarata ishte thjeshtë zbatimi i një porosie nga qarqe nacionaliste greke, të cilave ai u përket.

Kandidati i Berishës nuk njihet si dashamirës i shqiptarëve në Himarë dhe në vijimësi ka reflektuar qëndrime raciste, teksa vetë deklarohet si minoritar grek, por me origjinë nga Progonati i Tepelenës.

Mbetet për t’u parë nëse Sali Berisha dhe Ilir Meta, si dy udhëheqësit e koalicionit opozitar, do të reagojnë pas deklaratave raciste të kandidatit të tyre në Himarë, që tashmë ka humbur jo pak pikë përballë socialistit Jorgo Goro.