Ky është momenti i pazakontë kur, gjatë samitit të vendeve anëtare të BRICS, udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov nis të bëjë pompa, në dukje për të tërhequr vëmendjen e krerëve të rreth 12 shteteve, të cilët gjendeshin të pranishëm.

Video e filmuar gjatë një takimi informal mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa të pranishëm ishin edhe udheheqës të tjerë shtetërorë të vendeve anëtare të BRICS. Kadyrov shihet teksa bën disa pompa dhe ndalon për të kërkuar aprovimin e të pranishmëve.

Por, askush, madje as ministry i jashtëm rus Segei Lavrov, i cili gjithashtu gjendej në takim, nuk duket i impresionuar dhe as të gatshëm t’i kushtojnë sado pak vëmendje Kadyrovit.

Kjo nuk është hera e parë që lideri çeçen përpiqet dëshpërimisht të demonstrojë forcën e tij fizike, ndërsa qarkullojnë thashetheme se Kadyrov vuan nga problem shëndetësore.

Më herët gjatë këtij viti, Kadyrov publikoi disa video, në të cilat tregonte rezultatet e testeve mjekësore, për të hedhur poshtë raportimet se ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme.