Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha dhe dy gazetarët Reldar Dedaj dhe Andri Bala kanë qenë të ftuar në emisionin “Now me Erla Mhillin” ku dhe diskutuan lidhur me ekipet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit.
Teksa po komentonin listat e demokratëve dhe socialistëve në qarqet e caktuara, ata u ndalën te Fieri ku listën e Partisë Demokratike e prin Gazment Bardhi i cili me vendim të Kryesisë u vendos në listën e mbyllur. Ndërkohë që në po të njëjtin qark, por nga ana e socialistëve qëndron Belinda Balluku.
Në momentin që u bë ky krahasim mes Bardhit dhe Ballukut në studio “shpërthyen” në gaz. Si Dedja, por edhe Bala dhe Mhilli nuk mbajtën dot të qeshurën.
Dedaj: Ka një problem PD në Fier. Problemi i madh është..
Mhilli: Gazment Bardhi….
Dedaj: Po është një makineri votash siç është Gazment Bardhi, por është Belinda Balluku para që është lokomotivë.
Mhilli: E ha po thua Belinda Balluku, Bardhin?
Dedaj: Nuk e fut fare në projeksion.